Erdogan drejt vendeve ballkanike, nuk shkel në Shqipëri e Maqedoni

Nja nga vizitat e ardhshme të presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan do të jetë në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci. Vizita do të nisë më 6 shator ndërsa priten zhvillime shtesë në bashkëpunimin e mirë të këtyre vendeve në aspektin politik dhe ekonomik. Ndërkohë që mësohet se presidenti turk, që është shfaqur mjaft i afërt me kryeministrin Rama, nuk do ta vizitojë Shqipërinë në këtë tur takimesh.

Presidenti Erdoğan do të nisë vizitën e tij treditore në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të mbërrijë të martën më 6 shtator dhe ku do të takohet me kreun e shtetit të këtij vendi, i cili është në krizë të thellë politike vitet e fundit. Të dy vendet vendosën marrëdhënie zyrtare diplomatike më 29 gusht 1992.

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Ballkani, Turqia më 7 shtator do të udhëtojë për në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, ku do të bisedojë edhe me zyrtarë të këtij vendi.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më 8 shtator të këtij viti do ta përfundojë turneun e tij të ardhshëm minidiplomatik në Ballkan me një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për herë të dytë do qëndrojë në rajonin e Ballkanit gjatë këtij viti.

Në javën e parë të janarit presidenti Erdoğan, qëndroi për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave të ndërtuara në qytetin e Laçit për të dëmtuarit nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.