Veturat e komunës Strugë kanë vozitur më shumë se taksitë, reagon ASH

Grupi i Këshilltarëve të ASH – në Strugë, pas marrjes të përgjigjes ndaj kërkesës së parashtruar për qasje në informacion me karakter publik, në lidhje me harxhimin e naftës dhe derivateve të naftës për makinat zyrtare të komunës së Strugës, për vitin 2021, si dhe analizën në llogarinë përfundimtare të vitit 2021, të aprovuar në Këshillin e Komunës, ngre problemin se ka keqpërdorime në harxhimin e naftës dhe derivateve të naftës nga makinat zyrtare të komunës së Strugës.

Në bazë të Buxhetit të miratuar për vitin 2021, Kontraten e lidhur me SHA ,, Makpetrol ,, – dhe Raportit Perfundimtar për vitin 2021, rezulton se janë harxhuar 1.861.437.00 denare, ose 30.350.00 euro., ne harxhim të naftës dhe derivateve të naftës nga makinat zyrtare të komunës së Strugës.

Nëse marim për bazë se komuna ka në dispozicion 6 makina, përfshirë këtu makinën e kryetarit, rezulton se çdo makinë në një vit ka harxhuar rreth 5.060.00 euro, ose 421.00 euro ne muaj, që në bazë të çmimit të derivative të naftës rezulton se për çdo muaj, secila makinë duhet të ketë levizur rreth 5.400.00 km.

Pyesim kryetarin e Strugës se a ka kontroll ndaj shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të naftës dhe derivateve të naftës nga makinat zyrtare të komunës së Strugës, ndaj shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të makinave zyrtare për nevoja private, apo edhe në këtë sferë mbretëron situatë e pa kontrollueshme në shfrytëzimin e naftës dhe derivateve të naftës nga makinat zyrtare të komunës së Strugës dhe makinave të tjera për nevoja private ?

Leave a Reply

Your email address will not be published.