Aksidentohet presidenti i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky sot në orët e mëngjesit ka pësuar aksident automobilistik në Kiev, informon zëdhënësi i tij Sergij Nikoforov.
Siç informon zëdhënësi një veturë ka goditur veturën e presidentit dhe një veturë tjetër nga kolona. Zelensky është paraqitur në spital por fatmirësisht nuk ka lëndime nga aksidenti.
Kujtojmë se ushtria ukrainase ka bërë përparime të dukshme në territoret e okupuara nga agresori rus dhe Zelensky mbrëmë kuishte vizituar qytetin e çliruar Izum. /Tetova1/