Kush do të merr drejtimin e “Rruga Drejt…”

Emisioni “Rruga Drejt..” që është emision politik dhe produkt i Alsat-M këtë vit do të ketë ndryshime. Drejtuesja e deritashme e emisionit, Arta Tahiri nëpërmjet një statusi në Fb ka informuar se më nuk do të drejtoj emisionin që kishte udhëhequr nga viti 2015.

Drejtuesi i emisionit është bërë vetëm sot i ditur nga televizioni që ka nxjerur reklamën për emisionin e parë të këtij sezonit.

Bëhet fjalë për gazetarin e ri në moshë por me një përvojë të bollshme në media, Adrian Kerimin. Në emsionin e parë do të diskutohet nisma për të rrëzuar referendumin, zgjedhjet në Tetovë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Epo ti urojmë suksese Adrianit në rrugëtimin e ri. /Tetova1

Leave a Reply

Your email address will not be published.