Mickoski: Me opozitën shqiptare jam i bindur se do të marrim mjaftueshëm deputetë, për qeveri stabile

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë në “Click Plus” në TV21 tha se mendon se duhet t’i jepet shansë opozitës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë kam treguar se cila është preferenca ime, vlerësoj se edhe e njerëzve që janë pjesë e kushtimisht thënë, opozitës shqiptare në Maqedoni, do të kenë mundësi dhe hapësirë të lëvizin, të shohim se çfarë dienish dhe kapacitetesh kanë”, tha Mickoski.

Mickoski deklaroi se është i bindur se bashkë me opozitën shqiptare do të mund të krijojnë qeverinë e ardhshme.

“Jam i bindur se me opozitën shqiptare do të marrim mjaftueshëm deputetë, për qeveri stabile”, tha Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.