Nesër Shkëndija – Shkupi, Ballistët premtojnë spektakël të paparë

Nesër do të luhet ndeshja Shkëndija-Shkupi në stadiumin e qytetitt në Tetovë, ndeshje kjo që pritet të jetë me tension të lartë përshkak të rivalitetit që kanë tifozeritë e të dyja ekipeve.

Ballistët janë organizuar në maksimum për këtë ndeshje dhe thonë se do të jetë një spektakël i paparë në tribuna. Tifogrupi tetovar sonte organizon mbledhje ku do të diskutojnë rreth ndeshjes së nesërme. Ajo që dihet është se Ballistët i presin të gjithë tifozët e ekipit tetovar nesër që të bashkangjiten në festë. Tubimi i Ballistëve fillon në ora 14:30 në tribunën Marshin Beqiri.

Shkëndija dhe Shkupi janë në kulmin e fërkimeve të tyre si ekipe ndërsa për ti ulur gjakrat ndërmjet ekipeve dje i ka ftuar në takim zv.kryeministri i parë Artan Grubi kryesit e klubeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.