Rritet çmimi i mbeturinave në komunën e Tearcës

Komuna e Tearcës ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Eko V-S Building” për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Tearcës deri në vitin 2034.

“NJOFTIM

Njoftohen qytetarët e komunës së Tearcës se më datë 26.08.2022, Komuna e Tearcës ka lidhur kontratë për koncesion për menaxhimin e mbeturinave komunale me kompaninë “EKO V-S BUILDING”-Bogovinë, e cila vlen deri më 26.08.2034.
Kompania private është e obliguar që të lidhë kontratë me çdo person fizik dhe juridik dhe t’ju ofrojë pajisje për mbeturinat pa pagesë edhe atë, kosh prej 120 litrave ose kontenjer prej 1100 litrave.
Obligohen të gjithë personat fizikë (amvisëritë) dhe juridikë, që të lidhin kontratë me kompaninë private dhe të pajisen me kosh ( kantë) ose kontenjer për mbeturina,në të kundërtën do të merren masa në përputhje me dispozitat ligjore.

Çmimi për kosh prej 120l është 270,00 denarë në muaj me TVSH
Çmimi për kontenjer prej 1100l është 2475,00 denarënë muaj me TVSH

Plani dinamik i koordinuar me kompaninë private për grumbullim e mbaturinave është si vijon:
E hënë-Tearcë
E martë-Neproshten dhe Leshkë
E mërkurë-Përshevcë
E enjte-Nerasht dhe Odri
E shtunë- Dobrosht dhe Glogjë
E diel-Sllatinë” thuhet në njoftimin e lëshuar nga komuna e Tearcës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.