Vazhdojn dorëheqjet në qytetin e Shkupit, edhe tri ndërmarrje publike mbetën pa drejtorë

Vazhdojn dorëheqjet në qytetin e Shkupit. Edhe tri ndërmarrje të tjera publike të Shkupit mbetën pa drejtor. Sot në mëngjes dorëheqje kanë dorëzuar drejtorët e “NTP Turs” – Filip Vasilevski, NP “Rrugë dhe rrugica” – Boris Nastov dhe i “Lajkas” – Voislav Dimitrovski.

Vasilevski njoftoi se jep dorëheqje sepse nuk ka mbështetje dhe komunikim normal me kryetaren Danela Arsovska dhe drejtorin e përgjithshëm të NTP-së, Aleksandar Stojkovski.

“Për një periudhë 6 mujore arritëm të rrisim disa herë të ardhurat në sektorin e transportit dhe turizmit, si dhe të sigurojmë rritje lineare të pagave për të gjithë punonjësit. Por kjo nuk mjafton kur ‘NTP Tours’ nuk e ka mbështetjen e qytetit dhe komunikimin normal me kryetaren Danela Arsovska dhe drejtorin e përgjithshëm Aleksandar Stojkovski, tha Vasilevski.

Arsyet të ngjashme thekson edhe Nastov, i cili largohet nga posti i ushtruesit të detyrës drejtor i Rrugëve dhe rrugicave. Siç thotë ai, ka pasur komunikim joadekuat me Arsovskën dhe nuk ka gjetur mirëkuptimin e saj për realizimin e projekteve kyçe.

“Edhe pse shumë gjëra janë përmirësuar me projektet e realizuara dhe janë vendosur praktika të mira në funksionimin e kompanisë, zbatimi i projekteve nuk ka ndodhur sipas pritshmërive të mia dhe të qytetarëve. Ndaj po ju njoftoj se jap dorëheqjen e parevokueshme nga posti i ushtruesit të detyrës, drejtor i NP “Rrugë dhe rrugica”, tha Nastov.

Edhe Dimitrovski nga “Lajka” në shpjegimin për dorëheqjen e tij ankohet se ndërmarrja me të cilën ka menaxhuar deri më tani nuk ka mbështetje nga Qyteti i Shkupit dhe për rrjedhojë vazhdimisht përballet me bllokime të llogarive dhe vonesa në pagimin e rrogave.

“Qyteti i Shkupit me ribalancimin e buxhetit në vitin 2022 ka siguruar 10.000.000 denarë për NP “Lajka” për vështirësi operative, për të cilat tashmë dy muaj nuk është siguruar shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit për ndarjen e fondet për NP ‘Lajka’ në mënyrë që të mund ta kthejë ndërmarrjen në funksionim dhe të kthejë borxhet tashmë të papaguara”, tha Dimitrovski.

Me këto tre dorëheqje, numri i funksionarëve të Qytetit që largohen nga detyra në vetëm pesë ditë ka shkuar në shtatë. Zyra e Arsovskës të hënën njoftoi se ka shkarkuar sekretarin e përgjithshëm të qytetit, Gjoko Velkovski dhe drejtorin e NP “Ujësjellës dhe kanalizime”, Zllatko Perinski, për shkak të arbitraritetit dhe dyshimeve për përpjekje për të ndikuar në tenderin miliona dollarësh për impiniatin e trajtimit të ujërave të zeza.

Leave a Reply

Your email address will not be published.