90 minutat e ‘Ballistëve’ dhe mesazhi i sinqertë që përcollën

Sot në stadiumin e qytetit në Tetovë ishte i mbushur plot me futbolldashës që kishin ardhur për të ndjekur ndeshjen Shkëndija-Shkupi, raporton Tetova1. I madh e i vogël ndonëse kohë me shi qëndruan për 90 minuta duke bërë tifo për ekipin tetovar. Megjithatë, tribuna veriore “Marshin Beqiri gjëmoi për 90 minuta rresht nga “Ballistët’ të cilët më të organizuar se kur dhanë përkrahjen për ekipin e zemrës. 90 minuta këngë, falmuj, banderola koreaografi e përkahje me gjithë zemër erdhi nga ‘Marshin Beqiri’.

Tribuna jugore ishte e thatë pasi tifozët mysafir nuk kanë udhëtuar për të përkrahur ekipin e tyre.

Nuk bëhet shqiptaria pa i vrarë tradhëtia

Fillimi i ndeshjes solli një mesazh shumë të fuqishëm nga tifozët tetovar të cilët me koreografinë e tyre ‘dogjën’ politikanët shqiptar në të gjitha trojet. Kjo përshkak se Abetarja e unifikuar është paraparë të përdoret vetëm në Shqipëri e Kosove dhe jo edhe në trojet tjera ku ka shqiptar si në Maqedoni, Mal i Zi, Luginë e Preshevës.

Shkëndija edhe Shkupi u ndanë baraz pa gola ndonëse ekipi vendas kishte më shumë raste për të shënuar. /Tetova1

Leave a Reply

Your email address will not be published.