ASH sot zgjedh kryetarin e ri

Aleanca për Shqiptarët sot në Shkup do të mbledh kryesinë qëndrore të partisë ku do të konstatohet dorëheqja e kryetarit Zijadin Sela.
Në mbledhje duhet të zgjidhjet u.d.kryetar i partisë Aleanca për Shqiptarët.
Më 21 gusht, Sela dha dorëheqje shkak rezultatet e dobëta në zgjedhjet për Këshillin Komunal në Tetovë, ku ASH nuk fitoi as edhe një mandat.
Sela ka lajmëruar se nuk do të rikandidoj për të parin e partisë pasi një gjë të tillë edhe nuk ja lejon statuti i partisë.
Poashtu, në mbledhje do të debatohet edhe dorëheqja e deputetes Ilire Dauti nga funksioni kordinator i grupit parlamentar të ASH-së. /tetova1