Sela: ASh nuk ka pronar, i takon popullit

Ziadin Sela, kryetari i deritashëm i ASh para mbledhjes së Kryesisë Qëndrore ka deklaruar se partia që ka drejtuar ai u përket qytetarëve dhe do të udhëhiqet në baza demokratike edhe në të ardhmen. Ai ka thënë se nga mbledhja do të dalin me një u.d. kryetar i ASH-së deri në mbajtjen e kongresit të partisë që do të caktohet sot.

“ASH është e gatshme të përballet me përgjegjësit është e gatshme që të mer përsipër sfidat e së ardhmes dhe me përgjegjësi ti kryejë detyrat që ja ka ngarkuar populli këtu në RMV. Pjesa tjetër e kuvendit është pjesa e brendshem e debatit të Aleancës. Natyrisht që do të ketë emërues të detyres e rradhës është që të mbahet kongresi që do të vendos Kuvendi Qendror”, dekaroi Ziadin Sela.

Sela u tërhoq nga udhëheqja e partisë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit në Tetovë ku ASh nuk arriti të nxjer asnjë mandat për kuvendin e Tetovës.

“Mendoj që ajo që e ka cilësuar ASH është demokracia e brendshme po siç doket në ASH duhet të funksionojë edhe përgjegjësia për aktivistët dhe udhëheqësit. Antarët e ASH janë të lirë në bindjet e tyre dhe këtë liri duam që ta shpërndajnë dhe tua japim qytetarëve, nëpërmjet kësaj ne duam të tregojmë se ASH nuk ka pronarë dhe është e qytetarëve ku po e dëshmojmë edhe me vepra”, tha Sela para nisjes së Kuvendit

Leave a Reply

Your email address will not be published.