GENT ASANI ËSHTË I RIU QË E VRANË NË GOSTIVAR, NGUSHËLLIME FAMILJES

Është 28 vjeçari Gent Asani nga Gostivari që ngeli i vrarë në oborrin e shtëpisë së tij familjare. Ngjarja tragjike ndodhur rreth orës 19 e 30, ndërsa ende nuk dihen autorë dhe shkaqet e vrasjes.

Sipas dëshimitarëve okuluar, i ndjeri ka qenë duke u kthyer nga qyteti në shtëpi. Dhjetë metra nga dera e shtëpisë është sulmuar me armë zjarri.

Nga Policia është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë.

“Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan për Gostivari Sot burime nga Policia. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dhënë për obduksion, që po kryhet në mjediset e Spitalit të Gostivarit. Gostivari Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published.