Bekteshi: Mos harxhoni rrymë, Nuredini: Mos u ngrohni me dru

Ministri i ekonomisë është në siklet të madh pasi Maqedonia e Veriut dështoi për të blerë rrymën elektrike nga Bullgaria. Një ditë doli akuzoi se kishat e xhamitë janë harxhuesit më të mëdhenjë të rrymës, kurse sot bashkë me kryetarin e BFI-së, Shaqir Fetahun apeluan që qytetarët të kursejnë rrymën.

“Realizuam një takim me Kreun e BFI-së me të cilin biseduam për krizën energjetike. Shpresojmë se BFI me apelin për kursim të energjisë do të ndihmojë në sfidën me krizën energjetike. Qëllimi është që të kursejmë sa më shumë energjinë elektrike, të gjithë të kursejnë jo vetëm në energjinë elektrike por edhe në buxhetin e tyre familjar. Ky bashkëpunim edhe në të ardhmen do të zhvillohet dhe do të thellohet”, tha Ministri Bekteshi.

Në anën tjetër, Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini ka bërë sot apel që qytetarët mos të ngrohen me drunjë pasi ndotin ambientin.

“Kjo nuk do të thotë që të gjithë duhet të ngrohemi me gjithçka që është e mundur, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të jenë më efikas në ruajtjen e energjisë. Është më lirë të ngrohesh me energji elektrike nga peletat etj. Por, do të thotë që nëse ne përdorim biomasë për ngrohje, duhet të kujdesemi për cilësinë e saj dhe jo të djegim gjithçka që është e mundur. Mendoj se jemi të vetëdijshëm dhe do të kujdesemi për mjedisin tonë. Nëse ngrohemi me gjithçka është e mundur, do të thotë se do të ndotim fëmijët dhe familjet tona”, deklaroi Naser Nuredini.

Derisa Kreshniku lutet që mos harxhoni rrymën, Naseri mos ngroheni me drunjët, qytetarët duhet të bëhen gati për dimrin më të ftohtë që i pret. /tetova1

Leave a Reply

Your email address will not be published.