Më mungon Tetova e dikurshme dhe shtyllat e saj të gjallë…

Shkruan Rean Saiti

Të shkoj tek Abdylaziz Islami, për t`i dëgjuar “Pëshpëritjet e udhëtarit plak”, te Murat Isaku për “Gjakun e Sharraxhinjve”, ta mësoj rezistencën kombëtare tek Memet Gega, Rafi Halili e Zaim Beqiri, përkushtimin për arsimin sipëror shqip tek Fadil Sulejmani…t`u përulem për dinjitetin që kanë rrezatuar…

Ta lus Ramadan Sinanin për ndonjë këshillë letrare dhe bashkë ta recitojmë “Në Tetovë shtëpi të kesh”…

Të hasi në një pllakatë “Beteja me dy tela”, të takoj aktorët që luanin për popullin dhe në popull…

Më mungojnë punëtorët që silleshin si zotërinj dhe zotërinjtë që nuk vuanin nga madhështia e tyre…t`i them brezit të ri se në një kohë këtu punëtorët jetonin mirë nga rrogat dhe se dikur këtu kanë ekzistuar fabrikat…

Më mungon ajo frymë e tetëdhjetave që u edukua na frymën e Makarenkos … Ai entuziazëm i nëntëdhjetave me ”Betejat” studentore…jo për pikë, por për revolucion…

Më mungojnë disa iluzione të ëmbla të cilëve u besonim atëherë… Gratë që kërkonin shumë pak e jepnin shumë më shumë. Burrat e jo dashnorët e Facebookut dhe voajerë të internetit…Ai me një veshje paksa qesharake, kurse Ajo e veshur deri në fyt… me fjalë të zakonshme e të ndershme bisedonin, por megjithatë – flirtonin…

Më mungojnë fëmijët e rrugës, e jo të internetit…

Më mungojnë qendrat përplot me njerëz, të rinj e të reja, e jo stacionet e autobusëve me rininë që blen biletën vetëm për një drejtim…

Më mungon ajo ndjenjë lirie në kraharor…Më pak frikë nga njerëzit dhe nga e ardhmja …

Jeta paska shkuar në tjetër ekstrem, si dhe gjithçka tjetër kur implikohen profiti dhe interesi…

Leave a Reply

Your email address will not be published.