Qeveria e Kosovës konfirmon kërcënimin me atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti

Qeveria e Kosovës edhe zyrtyarisht ka konfirmuar kërcënimin ndaj kryeministrit Kurti në vitin 2021.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi” – thuhet në njoftimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës.

“Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik” – thuhet në fund të njoftimit.
Mediumi nga Shqipëria A2 News, sot raportoi për një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti. Sipas këtij mediumi, dihet edhe kush ka qenë përgjegjës për realizimin e këtij plani.

Këtu mund ta lexoni artikullin e A2 News.

Në tetor të 2021, kryeministrit Kurti i ishin shtuar numri i pjesëtarëve të mbrotjes së afërt për shkak të kërcënimeve që kishte marrë.“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë, ato të cilat i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe, unë, as dje e as sot se kam ndërruar agjendën time” – kishte thënë Kurti në tetor të 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published.