Trebosh e Tearcë, policia gjen mall jeshil të pakorrur

Dje (18-shtator) rreth orës 08:00, në një arë në atarin e Treboshit të Tetovës, në vendin e quajtur “Kapashnicë”, në pronësi të një 52-vjeçari, banues në Xhepçisht të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur 50-70 kërcell “kanabis”. Është kryer kontrolli dhe janë ngritur rrënjët e kanabisit për ekspertizë dhe rasti po zbardhet dhe dokumentohet.

Dje (18-shtator) rreth orës 13:45 minuta, në një arë në atarin e Tearcës së Tetovës, në pronësi të një banori të këtij fshati, në zonën e “Llapuf”, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur 55 rënj “kanabis”. Është kryer inspektimi dhe janë ngritur rrënjët e kanabisit për ekspertizë dhe rasti duke është zbardhur dhe dokumentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.