Artan Grubi: Unë e konsideroj veten themelues të Ballistëve në Tetovë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në “Click Plus” në TV21 deklaroi se e konsideron veten si një nga themeluesit e tifo grupit “Ballistët”.

Grubi tha se tifozëria në Maqedoninë e Veriut po udhëhiqet nga Shkupi dhe Tetova, ndërsa theksoi se të njëjtën e konsideron si subkulturë për vendin.

“Unë e konsideroj veten themelues të Ballistave në Tetovë. Do të thotë në ditët e para të Ballistave në Tetovë…Unë kam menduar të Shvercerave, për Ballësistë jo. Edhe Shvercerat edhe Ballistat.

Dmth të dyat i keni bërë juve? Jo, nuk i kam bërë. Unë të kuptoj ty. Do të thotë që në fillet e Ballistave, bashkë me shokët e mi kam qenë në Tetovë, në tribunat në Tetovë. Kenë qenë në tribunë, është tjetër send. Jo, jo.

Bashkë me udhëheqësinë. Kemi punuar bashkë, Krenari mos gaboj, Hekurani. Krenar Osmani? Po, jam shumë shok me të, kam qenë në shtëpi te ai. Kam respekt të jashtëzakonshëm”, tha mes tjerash Grubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.