Bilall Kasami: Viti shkollor të filloj më herët,

Në komunat e Pollogut Në Programin 200 i pyetur për kërkesën që ka të bëjë me 9 shkollat e Pollogot të cilat kërkojnë që të mbyllen gjatë dimrit, ai tha se në vazhdën e politikave për kursim të energjisë elektrike kanë kërkuar nga Qeveria, konkretisht nga Ministria e Arsimit që t’i rishqyrtojnë organizimin e vitit shkollor.

“Ne kemi parashtruar kërkesë deri tek Ministria e Arsimit që në periudhën e dimrit, të zgjatet periudha e pushimit dimëror, por viti shkollor të vazhdojë deri në qershor, ndërsa të fillojë jo në shtator, por më herët dikund nga 15 gushti”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

sAi shtoi se këtë iniciativë e kanë përkrahur të gjithë kryetarët e komunave të Pollogut, pasi që kjo kërkesë ka qëllim të vetëm krijimin e kushteve optimale për mësim dhënie dhe mësim marrje, në kohë të krizës energjetike./Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.