Drujtë 90 euro, peleti 450 euro, rryma në ‘hava’

Ky do të jetë dimri më i rëndë pë qytetarët e Maqedonisë. Kjo falë rritjes enorme të çmimeve dhe paaftësisë të shtetit për të mbajtur çmimet në kontroll, raporton Tetova1

Një metër dru në place kushton 90 euro, ndërsa peleti nga 420 deri në 450 euro. Përpos çmimit të lartë qytetarët e kanë shumë rëndë të gjejnë këto dy produkte pasi ka mungesa në treg.

Në anën tjetër, faturat e rrymës elektrike që kanë ardhur për harxhimet e muajit gusht e që janë me çmimet e reja kanë frikësuar qytetarët për të hyrë në dimër e të ngrohen me rrymë.

Një falimilje 4 antarëshe që jetonë në një banesë 100m2 përafërsisht do harxhojë 1000 euro vetëm për ngrohje. Ndërsa ato që jetojnë nëpër shtëpi dhe kanë sipërfaqe më të madhe, rëndë se do shpëtojnë pa 2000 euro të dala nga xhepi për tu ngrohur.

Qeveria pa plan për të menaxhuar me situatën para të cilës ndodhen qytetarët po i fut edhe më tepër në konfuzion. Dje Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se qytetarët nuk duhet të harxhojnë rrymën, e në anën tjetër Ministri Ekologjisë, Naser Nuredini bëri thirrje që të ngrohen me rrymë e jo me drunjë. /Tetova1

Leave a Reply

Your email address will not be published.