Erdogan ka dalë me një deklaratë të fuqishme, kjo nuk do i pëlqej Putinit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dalë me një deklaratë të fuqishme për sa i përket luftës në Ukrainë.
Erdogan tha se Rusia duhet t’i kthejë Ukrainës tokat e pushtuara, nëse ka qëllim vendosjen e një paqeje të qëndrueshme.
“Nëse rikthehet paqja në Ukrainë, natyrisht, kthimi i territoreve të pushtuara do të jetë çështje shumë e rëndësishme. Kjo gjë pritet”, tha Erdogan për rrjetin amerikan, PBS.
Erdogan gjatë intervistës në Nju Jork ka shtuar se Moska duhet t’ia kthejë “edhe Krimenë pronarëve të ligjshëm”.
Krimeja u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe kjo gjë nuk është pranuar asnjëherë nga Ankaraja zyrtare.