Kujdes ku dhe si parkoni, policia në Tetovë veç dje dënoi 28 vetura

Këtë muaj, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Tetovë ka intensifikuar dukshëm aktivitetet për vendosjen e rregullit dhe sigurisë më të madhe me parkingjet në qytet.

Vetëm dje (19-shtator) janë sanksionuar gjithsej 28 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme të cilat janë marrë nga “Shërbimi komunal i merimangës” së Tetovës, ose nga fillimi i shtatorit deri më tani 266 automjete.

Numri më i madh i automjeteve të sanksionuara ka qenë në zonën qendrore të qytetit, në rrugët “Ilindenit”, “Iliria”, “JNA”, “Jane Sandanski” dhe të tjera. Bëhet fjalë më së shumti për mjete të lëna në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishta”, në zonën e kryqëzimeve, në trotuare, në gjelbërim apo në vende të tjera të ndaluara.

Aktivitete të tilla do të vazhdojnë me intensitet të pashuar edhe në periudhën në vijim, duke përmendur se për të gjithë drejtuesit e automjeteve të parkuar gabimisht janë përgatitur edhe parashtresat e parapara me ligj, ndërsa gjobat për këtë lloj shkeljeje rrugore, rikujtojmë edhe një herë se variojnë nga 45 deri në 180 euro në kundërvlerë në denarë. Qëllimi është që të sigurohet lëvizja e qetë dhe e sigurt e të gjithë pjesmarrësve të trafikut rrugorë në qytet dhe veçanërisht përreth shkollave dhe institucioneve tjera publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.