Grubi nikoqir i ambasadorit të ri britanik në vend

Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi mirëpriti ambasadorine ri britanik në Maqedoninë e Veriut, Matthew Lawson.

“I dëshirova mirëseardhje ambasadorit të ri britanik, Matthew Lawson. E urova për mandatin e ri si dhe i shpreha ngushëllimet e mia me rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeta e II.
Më përcolli përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar, për politikat zhvillimore të vendit tonë.

Theksuam miqësinë mes dy vendeve, për avancimin e bashkëpunimit në ekonomi, mbrojtje si partnere të NATO-s, në luftën kundër krimit dhe korupsionit dhe përkrahjen e vazhdueshme për procesin reformues.

Do vazhdojmë fuqishëm miqësinë dhe partneritetin, të ndërtuar për tre dekada përmes lidhjeve politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore për shoqërinë tonë dhe qytetarët” u shpreh Grubi./Tetova1

Leave a Reply

Your email address will not be published.