Bexheti zgjidhet kryetar i Konferencës Ndëruniversitare në RVM

0

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti është zgjedhur kryetar i Konferencës Ndëruniversitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Konferenca Ndëruniversitare e Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 22 shtator 2022, zgjodhi Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhetin kryetar të ri të këtij institucioni. Mandati i Akademik Bexhetit fillon më 1 tetor dhe zgjat 2 vjet.

Ndryshe, kjo konferencë paraqet organ përmes të cilit harmonizohen të gjitha çështjet nga sfera e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe çështjet që janë me interes të përbashkët për të gjithë ata që marrin pjesë në procesin e arsimit të lartë në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *