Grubi: Kënaqësi pjesëmarrja në promovimin e këtyre librave

Ishte kënaqësi të merrja pjesë sot bashkë me ministrin e Аrsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merko dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Skender Gjinushi, në promovimin e librave “Përballë krizash”, “Kriza ekonomike” dhe “Drejt një krize të re” të Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe Prof. Dr. Adrian Civici.
Përgëzova autorët për punën e shkëlqyeshme në botimin e këtyre librave që janë padyshim një përmbledhje e vyeshme rekomandimesh profesionale drejt qëllimit të ringritjes ekonomike të vendeve tona