Ja mori letërnjfotimin shokut, drejt e në bankë ngriti paratë

Se nuk duhet të jemi shumë të sigurt edhe me shokët tregon rasti në vazhdim që i ka ndodhur një shkupjani. Shoku i tij me të cilin kishin edhe ngjashmëri fizionomike i mori letërnjoftimin dhe pa dijeninë e tij shkoi në bankë mori para, hiq më pak se 50000 denarë.
Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në SVR Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër M.D.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”.
Përkatësisht, i akuzuari i ka mbajtur pa autorizim një letërnjoftim shokut të tij dhe duke përfituar nga ngjashmëria fizike me të dhe duke u përfaqësuar në emër të tij, në sportelin e filialit të bankës në komunën e Butelit ka tërhequr 50.000 denarë nga llogaria e tij e transaksionit.