Mbledhja e Këshillit nuk u transmetua, reagon ‘Më mirë për Tetovën’

“Më mirë për Tetovën” ka reaguar pasi mbledhja e sotme e Këshillit Komunal nuk është transmetuar me qëllim që qytetarët të ndjekin se çka debatohet në interes të tyre, raporton Tetova1.

Sot më datë 22.09.2022 është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Komunës së Tetovës, por e njëjta nuk është transmetuar drejtpërdrejtë që qytetarët të kenë mundësi ta ndjekin të njëjtën.

Për këtë ka reaguar edhe nisma “Më mirë për Tetovën” e cila nuk është pjesë e kësaj përbërrje të Këshillit Komunal.
“🔴 Komuna e Tetovës nuk arrin të sigurojë kushtet teknike për transmetimin e drejtpërdrejtë të mbledhjeve të këshillit.
🔴 Edhe pse për ditën e sotme (22.09.2022, e enjte) është thirrur mbledhje e Këshillit të Komunës së Tetovës, nuk bëhet transmetimi i drejpërdrejtë i mbledhjes së këshillit.
🔴 Ishte çështje kohe para se partitë politike t’ia mbyllin dyert e komunës qytetarëve. Tani përveç se në këshillin e komunës nuk ndodh ndonjë debat me interes për qytetarët, as mbledhjet e këshillit nuk mund të ndiqen nga qytetarët.
🟢 Zgjidhja është e thjeshtë: Të gjithë këshilltarët komunal kanë pajisje telefonike me të cilën mund të bëjnë transmetimin drejtpërdrejtë të mbledhjeve të këshillit, por ata nuk e bëjnë këtë. Transparenca dhe llogaridhënia para qytetarëve i dëmton më së shumti partitë politike.
🔴 Këshilli komunal po kthehet në një makineri votuese për partitë dhe në një kuti të mbyllur për qytetarët”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.