Nuk mund të ndalet mësimi shkaku i ngrohjes

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës u bën thirrje Qeverisë dhe Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale që bashkërisht të gjejnë zgjidhje të pranueshme për tejkalimin dhe zbutjen e krizës energjetike nëpër shkolla.

Kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov për TV21 tha se këto dy institucione duhet të kenë qasje serioze ndaj këtij problemi, pasi, siç shton, në qoftë se mësimi mbahet në mënyrë online, atëherë do të rriten shpenzimet personale të mësimdhënësve.

“Sipas mendimit tim, të gjitha propozimet janë të mirëseardhura, por nuk guxojmë të harrojmë, në vend të parë cilësinë e mësimit, e në vend të dytë interesin e njerëzve që realizojnë mësimin, gjegjësisht mësimdhënësve. Nga ky aspekt, ne kërkuan që këto dy institucione kompetente të kenë qasje më serioze, kuptohet të na përfshijnë edhe neve në gjetjen e një zgjidhjeje, sepse nëse mësimdhënësit punojnë nga shtëpia do të bëjnë shpenzime personale, që nuk do të na shkojnë në favor”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SAShK-ut.

Dje, edhe nga Qeveria theksuan se mësimi me prani fizike shkon në interes të nxënësve dhe se nuk do të ketë ndryshim të metodës së realizimit të procesit arsimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.