Taravari: Prioritetet e ASH-së mbeten të drejtat e shqiptarëve dhe lufta kundër korrupsionit

Prej fundjavës së shkuar, partia “Aleanca për Shqiptarët” në Maqedoni të Veriut, ka një kryetar të ri, Arben Taravarin, pas dorëheqjes në muajin gusht të kryetarit Ziadin Sela, i cili u tërhoq nga kryesimi i partisë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës. I ftuar në studion e Ditari në A2 CNN në Shqipëri, ai foli për sfidat e kësaj force politike në opozitë.

“Ne kemi qendrim konzistent si parti politike dhe politikat tona do të vazhdojnë ashtu siç kanë qenë. Deputetët e ASH-së janë më aktivët në Parlamentin e RMV-së dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë të jemi opozitë konstruktive dhe do të vazhdojmë të insistojmë në atë që është fenomeni më i rrezikshëm në RMV, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe ndaj padrejtësisë që funksionon në këtë shtet.
Do kontribuojmë edhe për kyçje në BE pasi e dini se Maqedonia dhe Shqipëria e filluan procesin e skriningut, dhe ne do të jemi suportues në këtë proces. Do vazhdojmë edhe me kritikat tona pasi shteti është vendi me më pak investime në Evropë, jemi shtet me inflacion më të lartë në BE. Për këto dhe çështje të tjera për shqiptarët do të vazhdojmë ta ngrejmë zërin”, tha Taravai.

Më tej Taravari tha se si parti opozitare ASH do të vazhdojë të kontribuojë q♪ ndryshimet kushtetuese të ndodhin sa më parë që të fillohen edhe zyrtarisht bisedimet me BE-në. Ai tha se të gjitha subjektet politike shqiptare në RMV janë ‘pro’ ndryshimeve kushtetuese.

“Ne jemi kundër referendumit që e kërkon opozita maqedonase dhe si subjekt mendojmë se nuk duhet të paraqiten pengesa të këtilla”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.