Ish-ushtari i UÇK-së emocionon me fjalët për vajzën e tij: Më fal vajza ime, një ditë do të bëhet mirë, duro…

Sakrifikuan, e përpos sakrificës i falën tokës edhe gjakun. Dhanë mundë e dhanë kontribut të lartë në kohët kur gjithçka ishte jashtë normalës, në kohët kur pak kush besonte në ditë të mira, në kohët kur gjithçka dukej e pamundur…për të vetmin qëllim-për të jetuar të lumtur në trojet e tyre të çliruara, shkruan GazetaDemos.

Qëllimit të tyre për çlirim ia arritën, por për lumturi? Pyetje që shumë-herë merr përgjigje negative, e herë-herë për t’u kursyer për një përgjigje negative, nuk ka asnjë të tillë…

Historitë që tash e që nga koha e pasluftës ish-ushtarët tanë i rrëfejnë kohë pas kohe, lënë shumë për të dëshiruar. Vuajtjet e tyre duket se nuk kanë mbaruar atëherë kur ata mendonin se dhimbja do të mbetej pas…ato vazhduan e vazhduan, e po vazhdojnë ditë pas dite.

Një postim tejet emocionues në rrjetin social “Facebook”, është bërë dje gjatë ditës nga njëri ndër ish-ushtarët e UÇK-së, Ridvan Tahiri, i cili kontributin e tij për vendin e vazhdoi edhe pas luftës.

Ai publikisht i kërkoi falje vajzës së tij për kushtet e tyre ekonomike, duke u shprehur i gatshëm të bëjë çmos e të shes gjithçka vetëm e vetëm që ajo të shkollohet sa më mirë.

“Ani pse nuk i kam kushtet e mira për momentin, por për ty bëjë çmos, qoftë nevoja shes gjithçka kam”, shkruhet në postim.

Ish-ushtari i UÇK-së shkrimin e vazhdoi duke i kërkuar vajzës së tij që mos të ndjehet ndryshe nga shtresat e shoqërisë, duke treguar që ai beson akoma për ditë të mira në këtë vend.

“Ti mos u ndi ndryshe nga femijet e te pasurve apo politikanve,mua me ben krenar kjo qe je. Nje dit do te behet mir duro,sepse edhe une jam shkolluar me sakrific,ne vitet kur mesimdhensit na mesuan nen tyten e pushkes”, shkruhet ndër tjera.

Mos të harrojmë, që Ridvani është njëri nga shumë ushtarët tjerë që pavarsisht kontributit të jashtëzakonshëm të tyre në kohë lufte, nuk e gëzuan as gjysmën në kohë paqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.