Vetura zyrtare me targa të Maqedonisë digjet në Kosovë – VIDEO

0

Një veturë zyrtare me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut është djegur. Rasti ka ndodhur në Komoran, dikur pas orës 17:30.

Indeksonline raporton se me të parë zjarrin, qytetarët i janë vënë në ndihmë drejtuesit të veturës.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka pohuar se aksidenti ka përfunduar pa të lënduar.

Policia në ora 18:40, është njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), një veturë është përfshirë nga zjarri. Vetura ka targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zjarri është vënë nën kontroll nga vet drejtuesi dhe pasagjerët e veturës. Nga ky incident nuk është lajmëruar për persona të lënduar” pohoi Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *