Tre funksionar të BDI që nënshkruajtën kundër “funksionarëve të BDI-së”

Sot një shkresë publike drejtuar z.ALi Ahmetit nga themelues dhe antarë të BDI-së kërkojnë nga BDI që të jep përgjegjësi dhe aktivizoj antarësinë. Nënshkrues të kësaj letre publike janë kryesishtthemelues dhe ish funksionar të lartë të kësaj partie që tani nuk gëzojnë ndonjë funksion të lartë publik.
Ajo që bie në sy është se “kundër” funksionarëve të tanishëm janë nënshkruar edhe 3 funksionar të lartë partiak siç janë Bashkim Hasani – zv.ministër i Mbrojtjes, Adnan Ejup- Sekretar shtëtëror, Qamil Kovaci – drejtor dhe Isni Jakupi
Ja kërkesat e nënshkruesve të shkesës:
Duke e patur parasysh gjendjen e krijuar organizative përbrenda BDI-së gjatë një periudhe dyvjeçare, jemi të detyruar të ngrejmë zërin dhe të reagojmë që ata të cilën e kemi krijuar me mish e me shpirt, pra Bashkimin Demokratik për Integrim, ta kthejmë në pozitën siç zhvillohej plot 18 vite- pra mirë të organizuar dhe mirë të strukturuar. BDI nuk është thjeshtë një parti politike, por BDI është vlerë e cila 18 vite ka ruajtur dhe ka avancuar të drejtat e shqiptarëve, një familje e hapur dhe me konsultime brenda për brenda, pa privilegje individuale, me organe statutare dhe me rritje të vazhdueshme të trupit elektoral. Si të tillë duhet patjetër ta kthejmë aty ku e ka vendin.
Ne konstatojmë:
-Në BDI gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet partiake!
Si pasojë e kësaj, vendimmarrja politike është bërë pronë individuale
Nuk ka debat dhe konsultime me bazat partiake
Zgjedhjet kadrovike janë shndëruarr në privilegj të individit Artan Grubi!
Nuk ka Llogaridhënie për punën e Qeverisë dhe progarmin politik gati për dy vite!
Për shkak të mosfunksionimit të jetës organizative të Bashkimit Demokratik për Integrim, ne konstatojmë se ka rënie të mbështetjes për partinë (zgjedhjet e fundit në Tetovë)!
Sjellja arrogante dhe diletante e ekzekutivit në krye me Artan Grubin, kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve!
Koncentrimi i pushtetit politik, programor e kadrovi tek individi dhe përjashtimi i strukturave meritore nga vendimmarrja politike dhe tendenca për tjetërsimin e BDI-së, ka shkaktuar revolt tek anëtarësia më meritore për fitoret e BDI-së në të kaluarën
Përkërisht për këto arsye kërkojmë:
-Debat politik brenda partisë për tejkalimin e kësaj situate
Përgjegjësi dhe llogaridhënie nga mbajtësit e pushtetit ekzekutiv
I bëjmë thirrje anëtarësisë dhe strukturave partiake që të angazhohen në evitimin dhe tejkalimin e këtyre dukurive dhe të kësaj situate
Kërkojmë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që të shfrytëzojë autoritetin e vet politik dhe statutar për gjetjen e një zgjidhje për ruajtjen e unitetit partiak.