Gazetari Saliu tregon sa deputet ka “Grupi i zjarrit” në BDI

Në parim, kërkesat e adresuara tek Kryetari i partisë nga grupi i pakënaqur në BDI janë legjitime dhe mbajnë.

Partia më e madhe shqiptare funksionon nën diktatin e një njeriu dhe pa debat të brendshëm, e kjo nuk mund të jetë mirë në një shtet demokratik.

Sa larg është i gatshëm të shkojë ky grup për hir të demokracisë brenda partiake? Kjo varet se sa janë të vetëdijshëm se çfarë pasoja afatgjate mund të lenë njëmendësia në një subjekt politik.

E keqja në këtë situatë është se disa prej personave që janë nënshkruar në këtë listë nuk e kuptojnë se çfarë do të thonë fjalët: Llogaridhënie dhe përgjegjësi për fjalën e dhënë.

Ndoshta kanë vendosur ti përmirësojnë gabimet që i kanë bërë në të kaluarën dhe kërkojnë shans të dytë…

Sa i përket forces politike të këtij grupi, dy deputet janë shumë në një shumicë të brishtë si kjo që po qeverisë. E sipas burimeve, janë më shumë se dy deputet.

Cili do të ishte debakli më i madh i këtij grupi? Nëse sërish gjejnë kompromis duke marrë disa pozita plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *