Kasami: Nxënësit nuk kanë libra kurse qeveria kërkon dixhitalizimin!

Nxënësve u mungojnë librat prej vitesh dhe qeveria po ofron dixhitalizim, gjë që është absurde, tha sonte Kasami.
Çdo vit shpallin tekste dhe nuk i japin. Kështu është edhe me krizën energjetike, vetëm premtojnë dhe shpallin, por nuk kanë masa konkrete.
Bëmë një rebalanc të buxhetit që duhet të kalojë në Këshill, i cili përfshin ndarjen e mjeteve nga zërat e tjerë buxhetor.
Ka masa reale, siç është propozimi për rregullimin e çmimit të energjisë elektrike, pra që shteti të japë çmim të rregulluar për shkollat, jo çmim tregu, por qeveria duket se nuk i dëgjon kërkesat dhe propozimet tona, tha Kasami.