Majan Vejseli jep super lajmin nga HRMV

Drejtori i Ndërmarjes së Hekurudhareve të Maqedonisë, Majan Vejseli njoftoi se kjo ndërmarje është pajisur me sistemin operativ më bashkëkohor për të ndjekur lëvizjen e trenave.
“Super lajm, edhe HRMV me sistem operativ më bashkëkohor.
Me kënaqësi ju njoftoj se kam arritur që të siguroj paisjet më bashkëkohore (GPRS – TOTAL FINDER) për ndjekjen e lëvizjes së çdo llokomotive.
*Përmes kësaj realizojmë digjitalizimin e qendrës operative, pra, përherë të parë ju ofrojm transparencë maksimale klientëve tanë që transportojn mallra të ndryshme, ku do të kenë mundësi te kenë qasje në sistem për të parë online lëvizjen e llokomotivës;
* Ndalja e keqperdorimeve potenciale;
* Kursime/zvogëlim te penaleve potenciale nga klientët tone.
***Vlen të theksoj se finansimin e këtyre paisjeve i kam siguruar si donacion përmes bashkëpuntorëve tanë.***
* Transparencë maksimale;
* Disciplinë finansiare / ndalja e keqperdorimeve;
* Digjitalizim/sinkronizim i qendrës operative
Vazhdojmë me shumë përkushtim” ka bërë të ditur drejtori i HRMV, Majan Vejseli. /Tetova1