Nëse keni mundësi, ikni nga Rusia! MPJ bënë thirrje

Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se apeli për qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në Rusi, nëse kanë mundësi të largohen nga vendi, që është bërë më 28 shkurt të këtij viti, kur u vendosën masat kufizuese ndaj Moskës si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus ndaj Ukrainës, është ende i vlefshëm.

Në apelin e muajit shkurt MPJ u kërkoi qytetarëve tanë që banojnë në territorin e Federatës Ruse që të përdorin fluturimet tregtare dhe rrugët tokësore në dispozicion për t’u larguar nga vendi, duke pasur parasysh vendimin e BE-së dhe vendeve të tjera evropiane, përfshirë edhe vendi jonë, për mbylljen e hapësirës ajrore evropiane për Rusinë.

“Për këtë arsye, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët planifikojnë një vizitë në Federatën Ruse në periudhën e ardhshme, të përmbahen nga udhëtimi në vend”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme vë në dukje se për mbështetjen e qytetarëve të vendit që ndodhen në Rusi, janë në dispozicion numrat e telefonit në Ambasadën tonë: + 74 99 124 33 57 (telefon fiks) dhe + 79 58 643 34 63 (celular), si dhe e-mail adresat: moscow@mfa.gov.mk dhe Olivera.dimovska@mfa.gov.mk. P ashtu, qytetarët tanë mund të kontaktojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme në numrin e telefonit +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: globalsos@mfa.gov.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *