Rrokulliset një veturë në lumin Vardar në Zhelinë, nuk dihet gjendja e shoferit

Pak çaste më parë, në lumin Vardar në fshatin Zhelinë është rrokullisur një veturë (nuk dihet tipi i veturës) me targat e regjistrimit të Kumanovës.

Vetura është brenda në lum, por nuk dihet si është gjendja me vozitësin. Nuk dihen arsyet e ngjarjes, dhe sa persona kanë qenë në veturë dhe për çfarë shpejtësie bëhet fjalë.

Në terren janë ambulanca, policia e Tetovë dhe zjarrfikësit. Deri në përditësimin e informacioneve të reja, Nistori do të bashkëpunojë me autoritetet lokale për të ndriçuar ngjarjen. /Nistori/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *