Tetovarë të nderuar, mos e pini ujin e çeshmave

NPK “Tetova” Tetovë ka ardhur me një apel të shpejtë para një ore duke konstatuar se përshkak të turbullimeve të shumta dhe ndotjes së madhe te stacioni filtrimit, uji në Tetovë nuk është për pije në këto momente.

NPK “Tetova” do të dal me njoftim të ri kur të pastrohet uji dhe të jetë i gatshëm për pije.

“Për shkak të turbullirës së ujit nga të reshurat atmosferike, nga ky moment stacioni i filtrimit për ujë për pije është i ndërprerë. Qyteti momentalisht furnizohet me ujë vetëm nga burimet e Sharrit aktualisht 250 l/s. Me mirëkuptim, Ndërmarrja Publike Komunale” thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *