Nuk duhet të ketë mësim online dhe mbyllje të shkollave

0

Na ndajnë vetëm edhe tre javë nga fillimi i sezonës së ngrohjes dhe disa shkolla të vendit veçmë kanë filluar të shqetësohen nga shtrenjtimi dhe reduktimi i energjisë elektrike, gjë që e vendos në pikëpyetje ngrohjen e shkollave gjatë muajve dimëror.

Derisa autoritetet po kërkojnë zgjidhjen më të mirë, propozimi për mësim onlajn dhe zgjatje të pushimit dimëror është i papranueshëm si nga arsimtarët, ashtu edhe nga prindërit e nxënësve.

Ata shprehen që dëmi i krijuar nga mësimi onlajn gjatë pandemisë veçmë është jashtëzakonisht i madh dhe të mësuarit nga shtëpia do të jetë shkatërruese për nxënësit.

Shumica e shkollave shfrytëzojnë vajin si lëndë për ngrohje, gjë që tregon se nuk harxhohet shumë energji elektrike.

Duhet vetëm vaji të sigurohet me kohë. As nuk duam ta mendojmë se mësimi mund të ndërpritet diku në tetor-nëntor kur të jetë mjaftueshëm ftohtë që të fillojë ngrohja e shkollave. Le të shkojmë të gjithë në punë. Energjia elektrike konsumohet gjithkund

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *