Riorganizim të kabinetit qeveritar, Zeçeviq dhe Shilegov në Qeveri, Spasovski dhe Boçvarski shkarkohen?

Spekulohet se kryeministri do të bëjë riorganizim të kabinetit qeveritar. Sipas këtyre spekulimeve, Mile Zeçeviq, i cili u bë sekretar i përgjithshëm i LSDM-së me marrjen e partisë nga Kovaçevski, do të zëvendësojë Oliver Spasovskin në MPB.
Sipas të njëjtave burime, ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, do të vijë në vendin e Bllagoj Boçvarskit në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Për momentin nuk ka të dhëna se në cilat pozita do të transferoheshin Spasovski dhe Boçvaraski, nëse vërtetë zëvendësohen me Zeçeviqin dhe Shilegovin. Kohët e fundit, mediat raportuan për një gjoja përplasje mes dy fraksioneve në LSDM, në përpjekjen e Kovaçevskit për të vendosur kontroll të plotë të tij në disa institucione të rëndësishme shtetërore.
Nuk dihet sa janë të sakta këto spekulime që plasohen në mediumet opozitare, duke pasur parasysh se nëse ato dalin të sakta, gjitha postet e rëndësishme do të koncentroheshin në LSDM-në e Shkupit, që është paksa vështirë për të besuar.