Ajeti: BDI mbetet opozitë në Qytetin e Shkupit, ndryshimet nuk mund të ndodhin pa urdhët të Ali Ahmetit

Edhe përskaj emërtimit të dy drejtorëve nga rradhët e BDI-së në Çair dhe Saraj, Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të mbetet në opozitë në Qytetin e Shkupit.
Në një prononcim për media, këshilltari Besnik Ajeti ka deklaruar se çdo ndryshim eventual të pozitës në Këshillin e Shkupit do të bëhet me urdhër të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
“Emërimi i dy drejtorëve është e drejtë e kryetares që të emëron ushtrues detyre në ato institucione dhe ndërmarrje që i duhen kryetares”, tha Besnik Ajeti, këshilltarë në Qytetin e Shkupit.
-Kur do të ketë zhvillime sa i përket pjesës se a do të kaloni të jeni pjesë e pushtetit apo e opozitës?
“Ne kemi organet e partisë, kemi instruksionet të partisë të cilët vijnë drejtpërdrejtë prej kryetarit Ahmeti, çdo ndryshim eventual e marrim nëpërmjet organeve partiake”, tha Ajeti.
Të fundit
Ajeti: BDI mbetet opozitë në Qytetin e Shkupit, ndryshimet nuk mund të ndodhin pa urdhët të Ali Ahmetit
Ahmeti: BDI është thesar kombëtar i shqiptarëve të Maqedonisë