Kovaçevski: 650 mijë qytetarëve do të subvencionohet për 80 përqind fatura e energjisë elektrike

Kryeministri Kovaçevski në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, mbrëmë, ka bërë të ditur se qeveria ka marrë vendim për të subvencionuar 650.000 qytetarë për faturat e energjisë elektrike këtë dimër.
“Lidhur me energjinë elektrike, 80 për qind e subvencionojmë faturën për energji elektrike për 650 mijë amvisëri, ndërsa mbi 70 mijë kompani dhe subjekte tjera juridike të ashtuquajtur konsumator të vegjël me qarkullim vjetor deri në 2 milion euro do të marrin rrymë elektrike të subvencionuar e cila do të jetë 3 herë më e ulët se ajo në bursë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Këshilli Ekonomik dhe Energjetik i Qeverisë vendosi mbrëmë të fillojë procedurën për dhënien e licencës për prodhimin e energjisë termike nga tregu i rregulluar në përputhje me nenin 6 të Ligjit për Energji të ESM, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në mbledhjen e mbrëmshme të këshillit Ekonomiko-Energjetik përveç Kovaçevskit, kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ministrat e Financave dhe Ekonomisë, Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, si dhe drejtori. të EMV-së, Vasko Kovaçevski.