Në UEJL u prezantua Raporti i Bankës Botërore për Maqedoninë

Përfaqësues të Bankës Botërore, të mërkurën (28 shtator 2022), në UEJL, para studentëve dhe stafit prezantuan raportin e fundit për Maqedoninë e Veriut, të titulluar “Raport për konkurrencën tregtare dhe efektivitetin e ndihmës shtetërore të Maqedonisë së Veriut”.
Raportin e prezantuan Sanja Madzarevic Sujster, ekonomiste për rajonin e Ballkanit në Bankën Botërore, Mr. Aleksandar Stojanov dhe Eduardo Jimenez Sandoval, konsulentë.
Fjalë përshëndetëse mbajti rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili tha se është mjaftë e rëndësishme që UEJL-i është zgjedhur për të prezantuar këtë raport të rëndësishëm për shtetin edhe jo vetëm. Ai theksoi se ky raport që sot prezantohet reflekton strukturën tonë ekonomike në shtet dhe përmes analizave të bazuara në evidenca na tregon se në çfarë drejtimi jemi duke shkuar.
Raporti përfshinë analiza dhe rekomandime për konkurrencën tregtare dhe se sa ndihma shtetërore ka qenë efektive në Maqedoninë e Veriut.
Prezantimi u shoqërua me pyetje të shumta nga studentë dhe stafi i pranishëm.