Sot janë lëshuar pensionet e Shtatorit, ja si dhe kur mund ti merni

Drejtori i Fondit Pensional të Maqedonisë së Veriut, Dritan Bexheti ka bërë të ditur se pensionistët nga sot i kanë në dispozicion paratë e pensineve të tyre për muajin Shtator, njofton Tetova1. Këtë muaj ka pasur rritje të pensioneve dhe në kontot e shrytëzuesve kanë ardhur më shumë para.

“Të nderuar pensionist, Ju njoftoj se fillon pagesa e pensioneve të muajit Shtator. Pensionistët do të mund të disponojnë me pensionet e muajit shtator përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjet tregtar prej datës 29.09.2022, ndërsa pagesa e pensioneve me para të gatshme për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të bëhet në katër grupe sipas renditjes së përpiluar në bazë të lartësisë së pensionit:
• Për pensionet në lartësi deri 11.000 denarë, pagesa do të kryhet më 29.09.2022 (e enjte);
• Për pensionet në lartësi prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të kryhet më 30.09.2022 (e premte);
• Për pensionet në lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të kryhet më 03.10.2022 (e hënë) dhe
• Për pensionet në lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa do të kryhet më 04.10.2022 (e martë)” njofton Bexheti nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *