Vazhdojnë kërkimet për kumanovarin që ra në Vardar, babai i tij kërkon ndihmë nga institucionet

Në ditën e tretë vazhdojnë kërkimet për 22-vjeçarin E.R. nga Kumanova, i cili me makinën e tij ra në lumin Vardar afër Zhelinës në Tetovë. Babai i të riut, Naser Ramadan sot nga ora 8 e mëngjesit ka ardhur në vendin e ngjarjes. Ai u bëri thirrje institucioneve që ta gjejnë djalin e tij, qoftë të gjallë ose të vdekur.

“Njëherë nuk kemi asnjë shpresë, ishalla Zoti ka thënë ta gjejmë ose gjallë, ose të vdekur, ta gjejmë edhe kufomën”, tha Ramadani.

Ai apelon deri tek institucionet për ndihmë më të madhe.

“Apeloj deri tek institucionet që të ma gjejnë djalin, në bazë të mundësive. Nëse ka mundësi që të ma gjejnë djalin, ky është apeli im. Prej fshatarëve jam i kënaqur, kanë kontribuar shumë fshatarët, komuna e Tetovës”, tha Ramadani.

Babai i 22-vjeçarit të zhdukur thotë se dje puna për kërkim ka nisur shumë vonë.

“Dje kemi pritur prej orës 5, institucionet kanë ardhur në ora 12 apo 12 e diçka, prej në ora 14 kanë nisur kërkimet. Sot kemi ardhur prej ora 8, shpresoj që ta gjejmë sot”, theksoi Ramadani./TV21/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *