“Zjarri ndizet apo shuhet, qytetarët e pësojnë e vendi shkatrohet”, Hoxha i BESËS zhvillimet në BDI i quan serial

Arianit Hoxha nga Lëvzija BESA ka komentuar zhvillimet e fundit brenda BDI-së duke i llogaritur si serial që nuk përfundon kurrë. Më tej ai ka thënë se pavarsisht kësaj qytetarët e vendit po vuajnë shkaku i krizave të mëdha ekonomike që kanë kapluar vendin.

“Si asnjëherë më parë debati i brendshëm i një subjekti politik po shndrrohet në tipin e atyre serialeve shumë vjeçare që të njejtën storje e rrotullon për 10 vite.
A “ndizet zjarri” ose “shuhet zjarri”, ky debat nuk është interes i qytetarëve të vendit, sepse në fund të ditës xhepi i qytetarëve po zbrazet, ekonomia po shkatërrohet. Kriza energjetike do rëndoj edhe më shumë buxhetin familjar të qytetarëve dhe do detyroj shumë biznese të mbyllin veprimtarinë e tyre dhe shumë puntorë të mbeten në rrugë dhe pa shpresë.
Prandaj, në vend defokusimit të opinionit, sa më shpejt vendi duhet të shkon në zgjedhje të parakohshme, skena politike të pastrohet sepse çdo ditë po banalizohet.

P.S. Uroj që pas gjithë këtyre ngjarjeve politike mos del ndonjë “opozitar” qoftë individ apo grupacion politik që do shpëton prap BDI-në nga rënia e sigurtë” ka shkruar Hoxha në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *