Edhe tre zona bëhen parkim me pagesë në Tetovë

Ndërmarrja “Parkingu” në Tetovë njofton se edhe tre zona të tjera janë bërë parking me pagesë në Tetovë. Bëhet fjalë për rrugën “Strasho Pinxhur”, zonën te Kompleksi Sararanda (Kompleksi i vjetër) dhe rrugën 120a.

“NJOFTIM
Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se nga nesër 01.10.2022 (e shtunë), fillojnë të funksionojnë tre zona të reja parkimi. Në rrugën “Strasho Pinxhur”, kompleksi “Saranda” dhe në rrugën “120a” te Tregu i Gjelbërt në Tetovë. Zonat e parkimit tashmë janë të shënuara dhe të sinjalizuara ku janë vendosur edhe tabelat për informim. Apelojmë deri te shfrytëzuesit që t’i respektojnë rregullat dhe të kryejnë pagesën e nevojshme për parking që të shmangen situatat e pakëndshme, respektivisht largimin e veturës nga shërbimi merimangë.
Po ashtu, Ju informojmë se nga nesër 01.10.2022 (e shtunë) fillon edhe koha dimërore e zonave të parkimit në Tetovë, edhe atë:
E hënë- e premte 07:00– 21:00
E shtunë 07:00- 14:00.
Me respekt,
NP “Parkingu i qytetit” – Tetovë” thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *