Thaçi: ASH nuk ekziston as formalisht, as politikisht (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Aleancën për Shqiptarët e ka quajtur parti inekzistente.

“Nuk ekzistojnë ata, as formalisht, as politikisht. Janë të përfunduar vetëm pritet dita e zgjedhjeve, pas 6 muajve apo pas 1 vit e gjysëm.

Ata janë të ekzekutuar politikisht. Nuk besoj që do të ketë tronditje në kuadër të qeverisjes së vendit sepse bota për përballet me një aggression shumë të madh të Rusisë.

Agresioni është i dukshëm, i prekshëm dhe i dhunshëm me viktima në Ukrainë, ndërsa në pjesët tjera të botës siç është Ballkani Perëndimor ky aggression të jetë sekret.

SHBA-të janë shumë vigjilentë dhe ju i ndjekni deklarimet e fundit edhe Stejt Departamentit se Rusia nuk është dorëzuar. Ky është prioriteti, tjerat vijnë pastaj”, tha Thaçi për gazetën LAJM.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *