Thaçi: BDI-ja mund të reformohet vetëm kur të kalojë në opozitë (Video)

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke komentuar përplasjet e fundit brenda BDI-së, ka thënë se kjo parti mund të reformohet vetëm pasi të kalojë në opozitë.

Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Thaçi, ka deklaruar se nuk pret që këto përplasje të rrezikojnë rrëzimin e Qeverisë.

“Është një emitim i një reforme brenda BDI-së. Reforma e vertetë e BDI-së do të ndodhë atëherë kur BDI-ja do t’i humb zgjedhjet dhe do të kalojë në opozitë.

Mendoj se fjalori i përdorur nga ana e akterëve brenda BDI-së, ku apostofohet emrat e ndryshëm, si i imi dhe ish kryetarit të PDSH-së, vetëm flet për fajin e tyre kriminal për në mbamendjen e vjetër të veprimit politik, asgjë pozitive nuk ka ndryshuar në këto dekada që drejton BDI-ja”, u shpreh Thaçi për gazetën LAJM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *