Gjendet trupi i pajetë i të riut nga Kumanova

Sot është gjetur trupi i pajetë i E.R. 22 vjeçar nga Kumanova i cili para 5 ditësh kishte rënë në lumin Vardar me veturë Golf 4.

Ekipet e shpëtimit gjatë tërë kohës kanë kërkuar për trupin e tij në ujrat e lumit por përshkak të ujrave të rëmbyeshëm dhe terrenit të vështirë nnuk mundenin ta gjejnë.

Fal përkushtimit dhe nivelit të lartë të moralit në punë, ekipet sot kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të Erdonit.

“Më në fund gjendet i riu nga Kumanova, në lumin Vardar. Faleminderit të gjithë ekipeve të shpëtimit që kontribuuan gjatë gjithë këtyre ditëve, afaristëve, fshatarëve human, NPK komuna e Zhelinës, Njësia e Zjarrëfikësve Tetovë, Qendra me menaxhim me krizat, policisë e njësisë speciale ushtarake dhe gjithë të tjerëve. Ngushëllime të thella deri tek familjarët” është shprehur kryetari i Zhelinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *