Nga mesnata do të kemi çmime më të shtrejta të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë në mbledhjen e sotme ka sjell vendim për shtrenjtimin e derivateve të naftës për gjysmë, respektivisht 1.5 denarë për litër.
Me vendim të KRRE-së benzina Eurosuper BS 95 do të shtrenjtohet për gjysmë denari, gjithashtu edhe Eurosuper BS 98 shtrenjtohet për gjysmë denari. KRRE njofton se Eurodizeli shtrenjtohet për 1.5 denarë për litër
ЕUROSUPER BS – 95 – 86,50 (denarë/litër)
ЕUROSUPER BS – 98 – 89,00 (denarë/litër)
ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 92,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 89,50 (denarë/litër)